Një burrë 34-vjeçar ka mbetur i vdekur dhe një grua e plagosur në mesditën e së hënës në Podujevë.
Policia ka njoftuar se në lidhje me rastin është arrestuar një burrë nën dyshimin se i njëjti ka ndihmuar të dyshuarin, i cili ka kryer veprën.
Tutje, policia e ka bastisur edhe shtëpinë e tij ku i ka gjetur dhe konfiskuar: një pistoletë me katër karikatorë dhe gjashtëdhjetë e dy (62) fishekë, një pushkë gjuetie me dylbi, njëzet fishekë (20), dy antiplumba dhe një veturë me targa të huaja.
Me aktvendim të prokurorit kujdestar, i arrestuari është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër ndodhet në arrati.
Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.