Mbi 60 aksidente e rreth 1500 gjoba trafiku të shqiptuara brenda 24 orëve në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1534 gjoba për shkak të mosrespektimit të rregullave të trafikut.

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë ndodhur 3 aksidente trafiku me fatalitet, 20 me të lënduar dhe 39 aksidente me dëme materiale, shkruan lajminet.

Ndërsa janë arrestuar 24 persona, ku 15 prej tyre janë dërguar në mbajtje.