Feraj i VV-së: Opozita e gatshme ta shes veriun për “kthim në pushtet”

Hysamedin Feraj që mban pozitën e Këshilltarit të Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, e ka imagjinuar një bisedë për veriun e vendit.

Ai ka akuzuar opozitën se është në gjendje ta shesë veriun, për “kthim në pushtet”.

Postimin, Feraj e ka nisur duke pyetur se “sa është çmimi i veriut të Kosovës?”.

Për këtë pyetje, përgjigja e opozitës sipas imagjinatës së Ferajt, do të ishte: “kthimi ynë në pushtet + disa miliona euro/dollarë investime nga EU /SHBA. “Sigurisht”, rritet rroga mesatare. Apo jo?”, ka shkruar Feraj.