Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në një konferencë për media së bashku me kryetarët e pesë komunave që qeverisen nga ky subjekt ka bërë të ditur se kanë vendosur të themelojnë forumin e kryetarëve të komunave të AAK-së.
“AAK ka vendosur të krijojë forumin e kryetarëve të komunave si një mekanizëm të adresimit të problemeve dhe të temave të qeverisjes në nivel komunal në raport me Qeverinë. Forumi do ta ketë udhëheqjen me rotacion, i pari do t’i prijë z.Ardian Gjini”, tha Haradinaj.
Emërohet bordi i kompanisë rajonale të ujësjellësit, “Gjakova”
Ai pati edhe akuza për Qeverinë Kurti, duke thënë se vetëm po mbledh para në arkën e shtetit e nuk po i kthen ato në investime në ekonomi.
“AAK ka filluar një sërë takimesh me institucionet që merren me energjinë për shkak se kemi frikë se Kosova mund të shkoj në kolaps energjetik për shkak të krizës energjetike. Qeveria nuk është serioze dhe nuk ka një plan konkret sesi do ti qaset kësaj situate në prag të dimrit. Qeveria Kurti ka bllokuar Ligjin e Pagave, është bllokuar nisma e tërheqjes së mjeteve nga fondi i Trustit. Qeveria po i grumbullon paratë në arkën e shtetit, e nuk po i kthen në investim në ekonomi e që është shqetësuese”, u shpreh i pari i AAK-së.
Emërohet bordi i kompanisë rajonale të ujësjellësit, “Gjakova”
Në anën tjetër nënkryetari i kësaj partie, njëherit kryetar i Gjakovës, Ardian Gjini u shpreh se Kosova duhet të ketë një Qeveri miqësore ndaj komunave.
“Kosova duhet me pas një qeveri miqësore ndaj komunave. Komunat janë të rëndësishme”, tha Gjini.
Gjini foli edhe për krijimin e forumit të komunave të udhëhequra nga AAK-ja.
Emërohet bordi i kompanisë rajonale të ujësjellësit, “Gjakova”
“Ne e kemi të paraparë edhe me statut të kemi forumin e kryetarëve të komunave të AAK-së, për ti shpalosur problemet dhe mi nda përvojat tona. AAK është shumë e lumtur me punën që e kanë bërë kryetarët e komunave. Duhet të tregojmë që jemi pjesë aktive e Asociacionit të Komunave. Shqetësimet që ne i ndajmë besoj që të njëjtat i ndajnë edhe kryetarët e komunave të tjera”, tha Gjini.
Kryetarët e tjerë të komunave që udhëhiqen nga AAK-ja po ashtu kërkuan që të ketë bashkëpunim më të madh nga ana e Qeverisë me komunat.