Osmani takohet me Finerin, ia përmend heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me Jon Finerin, zëvendëskëshilltar për Siguri Kombëtare në Administratën Biden.

Siç njofton Presidenca e Kosovës, zonja Osmani theksoi në takim se Kosova është e përkushtuar për paqe, dialog dhe partneritet.

Tutje, Osmani ka nënvizuar nevojën për heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës.

“Heqja e masave të BE-së ndaj Kosovës do ta mundësojë rifillimin konstruktiv të dialogut, teksa roli i SHBA-ve, është përcaktues në dialog.” – theksoi Osmani.