E dhimbshme: U alivanos duke falur xhumanë, ndahet nga jeta ish-minatori mitrovicas, Ahmet Hyseni

Sot gjatë namazit të xhumasë në xhamin “Bajram Pasha Isa Beg” në Mitrovicës, ish-minatori i Trepçës Ahmet Hyseni është ndarë nga jeta.

Fillimisht qytetarët ia dhanë ndihmën e parë e më pas në vend ngjarje arriti ambulanca të cilët e transferuan në spital, ku më pas edhe ndërroi jetë.

I ndjeri ishte punëtor i vyeshëm i minierës së Trepçës nga viti 1979 dhe ka punuar në horizontin 9-10 dhe 11-të. Ai ishte pensionuar muaj më parë dhe dallohej ndër punëtorët që ka pasur më së shumti orë pune në minierë.

Ndërkohë Xhafer Preteni njëri prej udhëheqësve të luftës së UÇK-së në Melenicë, i tha se i ndjeri kishte ndihmuar shumë luftëtarët e UÇK-së me ushqim dhe punë të ndryshme.