Pas rënies në detyrë të policit nga Samadrexha e Vushtrrisë, ka reaguar edhe familja e tij, duke thënë se rreshteri Afrim Bunjaku, ra në mbrojtje të integritetit territorial të vendit.
Familjari i të ndjerit tha se rreshteri Afrim Bunjaku, është vrarë derisa ndodhje në detyrë në veri të vendit, gjë të cilën sipas tij, e bëri me nder e krenari deri në frymën e fundit.
“TË VDESËSH PËR ATDHE ËSHTË SIKUR TË RILINDËSH PËRSËRI”, thuhet në reagimin e familjarëve, transmeton Klankosova.tv.
Kujtojmë se përveç policit të vrarë, një polic tjetër mbeti i plagosur nga predhat e një granate dore ndërsa një tjetër u lëndua.