“Është tragjedi të shohësh sërish humbje jetësh në Kosovë”, Trajkoviq reagon pas vrasjes së policit në Veri

Rada Trajkoviq, këshilltare e ministrit për komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka reaguar për vrasjen e një pjesëtari të Policisë së Kosovës në Veri të vendit.

Ajo ka thënë se është tragjedi të shohësh sërish humbje jetësh në Kosovë.

”Është një tragjedi absolute të shohësh sërish humbje jetësh në Kosovë. Ngushëllimet më të sinqerta familjes së policit të Kosovës të vrarë mëngjesin e sotëm”.

”Ne nuk duhet të kthehemi në këtë situatë dekada pas luftës, ku qytetarët dhe forcat e rendit kanë frikë për jetën e tyre”, ka shkruar Trajkoviq në Twitter.