Lajmi.net: Plagoset një polic i Kosovës gjatë shkëmbimeve të zjarrit në veri

Gjatë shkëmbimit të zjarrit ndërmjet Policisë së Kosovës dhe grupit të armatosur që kanë hyrë në manastirin e Banjskës, ka mbetur i lënduar një polic.

Lajmi.net merr vesh se ai ka mbetur i plagosur dhe gjendja e tij shëndetësore është stabile.

Ndërsa numri i të asgjësuarve ka shkuar 2 dhe trupat e tyre po i ekzaminon Policia e Kosovës.