Drejtoresha e spitalit të Mitrovicës: Polici i plagosur do të operohet

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës, i cili është plagosur gjatë aksionit në fshatin Banjskë të Zveçanit, është duke u trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës së Jugut.

Drejtoresha e këtij spitali, Luljeta Buçinca Zhubi, tha për REL se polici i plagosur është duke qëndruar në spital, pasi nesër do t’i nënshtrohet një operacioni.

E kemi një pjesëtar të policisë, i cili është i plagosur nga copat e predhave. Në konsultim me kirurgun, është konstatuar se ai duhet t’i nënshtrohet një intervenimi”, tha Zhubi.

Ajo tha se që nga orët e para të mëngjesit, në Spitalin e Përgjithshëm në Mitrovicë të Jugut janë trajtuar gjashtë pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

“Disa nga të plagosurit/lënduarit janë transferuar në Prishtinë e të tjerët janë liruar në shtëpi”, tha Zhubi.