Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyrë Vuçiqit

Ambasadorët e shteteve të QUINT-it i kanë shkuar në zyrë presidentit serb, Alekandër Vuçiq mëngjesin e së martës.

Mediumi serb “Kosovo-Online”, raporton se ambasadorët e ShBA-së, Britanisë së Madhe, Francës, Italisë, Gjermanisë dhe shefi i delegacionit të BE-së, janë takuar me Vuçiq.

Po ashtu, bëhet e ditur se i pranishëm ka qenë edhe Petar Petkoviq.

Ndryshe, në një akt terrorist, një formacion prej 30 personave të armatosur rëndë sulmuan sulmuan Policinë e Kosovës në fshatin Banjska të dielën. Nga ky sulm, një polic i Kosovës mbeti i vrarë e dy të tjerë të plagosur.

Autoritetet e Kosovës njoftuan vdekjen e tre terroristëve të dielën, më pas më 25 shtator u konfirmua se ishte zbuluar trupi i një sulmuesi të katërt. Gjashtë persona janë arrestuar po ashtu.

Ndërkohë, Policia e Kosovës gjatë këtyre dy ditëve zhvilloi aksione për neutralizimin e këtij grupi.

Aktualisht, gjendja në veri është e qetë pas sulmit terrorist të së dielës nga persona të armatosur rëndë.