Von Cramon shpërndan videon ku shihet Radoiçiqi, e pyet Borrellin, Von der Leyen dhe Varhelyi se kur do të sanksionohet grupi terrorist

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon e ka pyetur, përfaqësuesit e lart të Bashkimit Evropian, Josef Borrelllin, Ursula von der Leyen dhe Oliver Varhelyi  se kur të sanksionohet grupi terrorist i Milan Radojçiqit.

“Kur do të fillojë më në fund sanksionimi i këtyre djemve këtu?”, ka shkruar ajo në Twitter duke i etiketuar përfaqësuesit e lart të Bashkimit Evropian.

Më tej ajo ka propozuar që t’iu ngrihen llogarit bankare dhe t’i ndalohet udhëtimi në BE.

“Ngrirja e aseteve, llogarive bankare dhe pengimi i tyre (ka nja dy kriminelë të tjerë) që të udhëtojnë në vende BE-së lirisht”, ka shtuar ajo.

“Ky do të ishte të paktën një fillim (siç bëri SHBA disa kohë më parë)”, ka përfunduar ajo në Twitter.