Një i vrarë e dy të plagosur në Dukagjin të Shqipërisë

Një person ka mbetur i vrarë me armë zjarri dhe një tjetër është plagosur në Dukagjin të Shqipërisë.

Personi që mbeti i vdekur është babai i të plagosurit.

Dyshohet se ishte vetëm një person që shtiu me armë zjarri, ndërsa rrethanat janë ende të paqarta.

Ndërkaq, edhe një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në mbrëmjen e sotme në Malësinë e Madhe.

I plagosuri është jashtë rrezikut për jetën.

Ai është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës me plagë në shpatull. /euronews.al