“Veç paloje ti” – përplasje banale mes dy asamblisteve në Gjilan

Sot dy asambliste të Kuvendit Komunal të Gjilanit u përplasen verbalisht gjatë kohës kur ku po diskutohej për propozim buxhetin për vitin 2024.

Ishte asamblistja nga radhët e PDK’së, Erestina Isufi që iu drejtua me shprehjen “veç paloje ti” asamblistes së LDK’së, Drenusha Maloku.

Ishte Sami Ahmeti nga grupi i këshilltarëve të LDK’së po deklarohej lidhur me buxhetin, kur Drenusha Maloku i tha ‘e ke knaq ti tu fol‘.

Pas Malokut, reagoi Erestina Isufi duke i thënë asamblistes ‘veç paloje ti‘.