Politikani serb pyet krerët serbë me kërshëri: A do t’ia dorëzoni Radoiçiqin Kosovës?

Politikani serb, Nenad Çanak, ka shtruar pyetjen nëse tash – pasi terroristi Milan Radojiçiq pranoi se kishte qenë pjesë e grupit terrorist që sulmoi Policinë e Kosovës – Serbia do t’ia dorëzojë autoriteteve të Kosovës.

“Unë kam një pyetje: A do t’ua dorëzojë tani shteti i Serbisë Milan Radoiçiqin autoriteteve të Kosovës për hetim dhe gjykim për vrasjen e një polici (dhe krime të tjera, për të mos thënë) apo do të jemi tani pengje të M.R. siç ishim pengje të atyre Karaxhiqit dhe Mlladiqit të mjerë për vite me radhë?”.