Britania transferon komandën e një batalioni të ushtrisë në NATO: T’i ofrojë mbështetje Kosovës, nëse duhet

Ministria e Mbrojtjes së Britanisë ka transferuar komandën e një batalioni të ushtrisë në NATO, që t’i ofrohet mbështetje Kosovës nëse kërkohet një gjë të tillë.

Kjo është bërë e ditur në një deklaratë të cituar nga “Reuters”, thuhet se një vendim i tillë është marrë për shkak të situatës në veri të Kosovës.

“Për shkak të situatës aktuale në Kosovë, ne kemi transferuar komandën e Batalionit të Parë të Regjimentit Mbretëror të Princeshës së Uellsit – një forcë rezervë për Forcën e NATO-s në Kosovë (KFOR) – në NATO, në mënyrë që të mund të ofrojë mbështetje nëse kërkohet.” – ka thënë Ministria britanike e Mbrojtjes.

Këtë premte Aleanca e Atlantikut të Veriut ka njoftuar se kanë aprovuar dërgim të forcave shtesë pas sulmit terrorist të së dielës, ka njoftuar NATO përmes një deklarate, raportoi Radio Evropa e Lirë (shërbimi në gjuhën serbe.

Pas mbledhjes së Këshillit të Atlantikut të Veriut më 29 shtator 2023, ku u diskutua për situatën në Kosovë, aleatët, sipas deklaratës, shprehën shqetësimin e thellë për rritjen e tensioneve në veri të Kosovës, thuhet në deklaratë.

Që nga maji kemi shtuar praninë dhe qëndrimin e KFOR-it. Vetëm dje, më 28 shtator, Këshilli i Atlantikut të Veriut miratoi forca shtesë për zgjidhjen e situatës aktuale.” – thuhet në deklaratë, pa specifikuar se sa forca shtesë janë miratuar./Nacionale