Gjuajtja me armë në Prishtinë, ky është personi që mbeti i plagosur

Në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë janë dëgjuar të shtëna me armë mbrëmjen e së martës.

Siç ka mësuar Insajderi, gjuajtja me armë zjarri erdhi si pasojë e një zënke të mëhershme.

Sipas burimeve të gazetës, i plagosuri është T.Krasniqi.(në link emri i plotë)

Krasniqi kishte qenë i përfshirë edhe në një plagosje që kishte ndodhur gjatë këtij viti në qendër të kryeqytetit, ka bërë të ditur më tej burimi.

Policia e Kosovës ende nuk ka dhënë ndonjë version lidhur me ngjarjen.