Dështon votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvend – nuk voton opozita, kërkon zgjedhje

Vetëm 69 deputetë kanë votuar për miratimin e marrëveshjes së kredisë dhe projektit ndërmjet Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, KOSTT (Operator Sistemi, Transmisioni dhe Tregu sh. a.) dhe KFW, Frankfurt Am Main (KFW) për Projektin -Zhvillimi i sektorit të energjisë VII – përmirësimi i rrjetit të transmetimit,.

Kësisoj opozita nuk u shprehë e gatshme që të votojë as marrëveshjet e tjera ndërkombëtare me ç’rast të gjitha u shtynë për një seancë tjetër.

Pas këtij momenti kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se “një legjislaturë e cila nuk arrinë t’i kalojë marrëveshjet ndërkombëtare nuk duhet të ekzistojë”.

I menjëhershëm ishte edhe reagimi i shefit të GP të PDK-së, Abelard Tahirit, i cili tha se “deputetët e PDK-së nuk do të votojnë asgjë, derisa të caktohet data e zgjedhjeve dhe shpëbërja e kësaj legjislature”.