Ky është personi që dyshohet se u vra me armë zjarri nga fqinji i tij në Skenderaj

07 Press raportoi pak më parë për një rast tragjik që ndodhi në fshatin Baks të Skenderajt, ky një person dyshohet se ka vrarë fqinjin e tij.

Sipas burimeve të Sinjalit nga Emergjenca personi që ka mbetur i vrarë është B.Musliu.

Me varkë drejt Anglisë, shpëtohen 48 emigrantë, shumica ishin shqiptarë

Përveç viktimës nga ky rast kanë mbetur edhe dy persona të plagosur.

Të njëjtit janë dërguar tashmë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe sipas informatave të para, njëri nga të plagosurit është vet i dyshuari për këtë rast.

Sinjali mëson se ngjarja ka ndodhur në lagjen Dushkaj në afërsi të xhamisë së fshatit, ku një mosmarrëveshje përfundoi tragjikisht, pasi i dyshuari gjuajti në drejtim të të ndjerit.

Rastin e kanë konfirmuar edhe nga Policia rajonale në Mitrovicë.

Me varkë drejt Anglisë, shpëtohen 48 emigrantë, shumica ishin shqiptarë