Avokati serb dorëzoi padi për terrorizëm ndaj Radoiçiqit: Lirimi i tij tregon se po bashkëpunon me shtetin

Avokati serb Çedomir Stojkoviq, të mërkurën ka njoftuar se ka dorëzuar kallëzim penal ndaj Milan Radoiçiq, i cili është i dyshuar për kryerjen e sulmit terrorist më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit.

“Për shkak të ngjarjeve në Kosovë, kam dorëzuar ankesa penale për terrorizëm dhe ndihmë të terrorizmit”, tha ai.

Ai foli edhe rreth lirimit të ish-nënkryetar i Listës Serbe.

Stojkoviq tha se kjo dëshmon se autoritetet serbe po bashkëpunojnë me të.

“Refuzimi i Serbisë për ta trajtuar në këtë mënyrë grupin e Milan Radoiçiqit dëshmon se autoritetet serbe po punojnë së bashku me të. Këtë foto e plotëson lirimi i Radoiçiqit, pasi ka kaluar më pak se 24 orë në paraburgim në Beograd”, ka thënë ai.

Të dielen e 24 shtatorit, Serbia kreu agresion në Kosovës.

Një grup terrorist i udhëhequr nga Milan Radoiçiq, kreu sulm të armatosur mbi policinë e Kosovës.

Si pasojë mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

Ish-nënkryetari i Listës Serbe Milan Radoiçiq, është futur në “Listën e Zezë” të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.