Qeveria mban mbledhje elektronike, merr dy vendime

Qeveria e Kosovës mbrëmjen e së premtes ka njoftuar se ka zhvilluar një mbledhje.

Sipas një njoftimi nga Zyra e Kryeministrit, bëhet e ditur se në mbledhje është miratuar vendimi për t’i kërkuar presidentes Vjosa Osmani dhënien e autorizimit për nënshkrimin e një marrëveshje të Kredisë.

Vendimi tjetër, është për ndarjen e tre milionë euro shtesë për projektin “Rehabilitimi i Rrugëve Rajonale”.

Njoftimi i plotë:

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sonte një mbledhje elektronike, në të cilën ka:

– Miratuar vendimin për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit, Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve për nënshkrimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) Sh.A. dhe KfË, Frankfurt am Main, për Projektin “Programi i Energjisë Solare I (Solar4Kosovo I) – Fotovoltaike”.

– Ndarë 3 milionë euro shtesë për Projektin “Rehabilitimi i Rrugëve Rajonale”.