Ambasadorja e Izraelit: Thellësisht mirënjohës miqve në Kosovë për mbështetjen

Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tammy Ziv ka shprehur mirënjohjen e thellë ndaj “miqëve në Kosovë” për mbështetjen e treguar pas sulmeve të Hamasit.

Ziv shkroi në Twitter se mbështetja e Kosovës “ka një rëndësi të madhe”.

“Ne jemi thellësisht mirënjohës për mbështetjen e palëkundur nga miqtë tanë në Kosovë. Mbështetja juaj ka një rëndësi të madhe për ne në këto ditë jashtëzakonisht të errëta dhe të vështira”, shkroi ajo.

“Ndërsa situata në Izrael vazhdon të zhvillohet, zemrat dhe mendimet tona janë me familjet dhe komunitetet në rajonin jugor”, shtoi ambasadorja izraelite.

Forcat izraelite po vazhdojnë kundërsulmin ndaj luftëtarëve të Hamasit nëpër rrugët e Izraelit. Më shumë se 24 orë pasi grupi militant palestinez nisi një inkursion të papritur, Izraeli është kundërpërgjigjur. Mbi 600 izraelitë në njërën anë dhe 313 palestinezë në anën tjetër raportohen se janë vrarë deri më tani.