Çfarë po ndodhë: Borrell mbledh ministrat e Jashtëm të BE-së, takim me urgjencë

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian pritet të takohen për të trajtuar situatën në Izrael, tha shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.

Përmes një postimi në Twitter, ai ka thënë takimin do ta thërrasë nesër me ç‘rast do të diskutohet për situatën në Izrael dhe rajon.

“Unë do të thërras nesër një takim urgjent të ministrave të jashtëm të BE-së për të trajtuar situatën në Izrael dhe në rajon”, tha Borrell të hënën.

Një zyrtar i BE-së i tha CNN se takimi do të mbahet në një format hibrid me “një kombinim të pranisë personale të atyre Ministrave të BE-së që shkuan në Muscat” dhe përmes videos për ata që nuk mund të marrin pjesë.