Ish-presidenti Hashim Thaçi, vazhdon të jetë ndër politikanët e preferuar për kosovarët.
Pavarësisht se po vazhdon të mbahet në Hagë, në kuadër të procesit të Gjykatës Speciale, qytetarët shpesh herë e kujtojnë atë përmes formave të ndryshme.
Një rast mjaft i veçantë ka ndodhur së fundi derisa një mërgimtar po festonte ditëlindjen.
Vajza e tij zgjodhi që t’i dhurojë një fotografi të Hashim Thaçit si dhuratë për ditëlindje.
Mërgimtari vërehet t’i jetë gëzuar shumë kësaj dhurate, e atë më pas e vendos pranë emblemës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.