“Të krahasosh Ramën me Kurtin është mëkat”, Kim Mehmeti: Njëri jeton me seriozitet, tjetri me batuta

Shkrimtari dhe analisti Kim Mehmeti, i ftuar në rubrikën “Opinion” në New24 foli për situatën në veri të Kosovës dhe qëndrimin e mbajtur nga Shqipëria.

Në lidhje me sulmin e 24 shtatorit në Banjskë, Mehmeti tha se jetojmë në kohën e lajmeve të këqija, ndërsa shtoi se ky është fillimi.

Sakaq, Mehmeti u ndal te marrëdhënia e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama me atë të Kosovës, Abin Kurti, ku tha se të krahasosh këta dy liderë është mëkat. Më tej ai tha se njëri jeton me seriozitet, referuar Kurtit dhe tjetri me batuta, referuar Ramës.

“Jetojmë në kohën e lajmeve të këqija. Dhe jemi në fillim të kohës së lajmeve të këqija. Nëse mendojmë të copëzuar duhet ta dimë që betejat i kemi të humbura pa filluar ende. Problemi i Kosovës nuk është problemi i Kosovës me Serbinë, por i Shqiptarisë me Serbinë. Pse armatoset Serbia? Më kë do luftojë?