32-vjeçari i dehur shkakton aksident në rrugën Prishtinë – Gjilan, katër të lënduar

Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur sot, në rrugën Prishtinë – Gjilan, më saktësisht në fshatin Livoq i Epërm.

Kështu ka bërë të ditur Sinjali, që mëson se si pasojë e aksidenti kanë mbetur të lënduar katër persona, që më pas janë dërguar për trajtim mjekësor.

Dalin pamjet e aksidentit të rëndë në hyrje të Rahovecit

Aksidenti dyshohet se u shkaktua nga njëri prej shoferëve, i cili ka bërë lëvizje të pakujdesshme për shkak se ishte në gjendje të dehur.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërkohë që gjendja e të lënduarve është stabile.

Gazetari nga Tirana fyen kosovarët: Ju nuk përdorni vajin e ullirit, ende jeni të pleskavicave dhe lakrave