Malishevë: Djali rrah gjyshen, nënën dhe motrën, i bën për spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur edhe dje në fshatin Llapçevë të Malishevës, ku një i ri dyshohet se ka rrahur nënën, gjyshen dhe motrën e tij.

Burimet e Sinjalit nga Prokuroria bëjnë me dije se i dyshuari përveç që ushtroi dhunë psikike ndaj viktimave, dyshohet se edhe i ka sulmuar fizikisht, duke iu shkaktuar lëndime, por edhe shqetësim e frikë të madhe.

Posa rasti është denoncuar në Polici, i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që i njëjti të ndalohet për 48 orë dhe ndaj tij të nisin hetimet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale “Dhunë në familje”.