Shefja e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz, ka bërë të ditur se po qëndron për vizitë në Strasburg në kuadër të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
Gërvalla ka thënë se po takohet me delegacione të shumta për të nënvizuar rëndësinë e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës dhe për të prezantuar të vërtetën e agresionit të Serbisë kundër Kosovës më 24 shtator.
“Progresi i rëndësishëm i Kosovës në fushën e demokracisë, të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit është i pamohueshëm. Prandaj, anëtarësimi në Këshillin e Evropës përfaqëson një hap të rëndësishëm për demokracinë tonë të gjallë, duke nënvizuar angazhimin tonë ndaj këtyre parimeve themelore”, ka shkruar Gërvalla.
Shkoi për jetë më të mirë, polici zhgënjehet me pagën në Gjermani