Policia e Kosovës mbyll operacionin në Leposaviq, mësohet çka është sekuestruar

Është mbyllur tashmë operacioni në Leposaviq.

Këtë e konfirmoi edhe zëvendës-drejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Elshani shtoi se nuk kanë gjetur armë, por kumtoi se kanë sekuestruar tri vetura.

Këto vetura janë në pronësi të komunës së Leposaiviqit.

“Policia ka zhvilluar bastisje për dyshimet lidhur me armë. Të njëjtat nuk janë gjetur. I kemi konfiskuar 3 vetura, pronë e komunës se Leposaviqit, në një lokacion afër stacionit të policisë”, tha Elshani.