Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka thënë se Kosova i plotëson të gjitha kushtet për të aplikuar në BE për statusin e kandidatit në BE.
Aplikimi do të ndodhë brenda vitit, njofton ministrja e Jashtme.
Edhe pse Kosovën nuk e njohin pesë shtetet të BE-së, Gërvalla beson se procesi do të zgjasë më pak sesa vendet e rajonit.
Policia e Kosovës ndalon veturën me targa ruse, arreston dy francezë
“Sa i përket aplikimit për statusin e kandidatit në Bashkimin Evropian, mendojmë se Kosova i plotëson të gjitha kushtet për këtë dhe do të presim deri në fund të vitit për të zgjedhur momentin e përshtatshëm, për ta dorëzuar aplikimin”, ka thënë Gërvalla.
“Ne presim që procesi të mos zgjasë aq shumë sa ka zgjatur për disa vende të rajonit. Procesin e kemi të shëndetshëm dhe gëzon përkrahje politike nga një numër i madh i vendeve anëtare të KiE-së”, përfundoi ajo.
Tenton t’u japë policëve 50 euro ryshfet, arrestohet i dyshuari në Rahovec