“Baba i kombit”, Abazoviq me fjalë të mëdha për Ramën

Një relacion vëllazëror kanë treguar sot kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe ai i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, në Tiranë derisa bashkoheshin liderët e Ballkanit dhe ata evropian për samitin e Procesit të Berlinit.

Ishte Rama, ai i cili i priste mysafirët që do të merrnin pjesë në samit, në momentin kur erdhi Abazoviq, i pari i ekzekutivit shqiptar tha: “Eja, o ma i miri i tanve!”.

Derisa i shtrëngonin duart me njëri-tjetrin, Abazoviq i tha Ramës: “Baba i kombit!”.  Pas këtij komunikimi ata dhanë një përqafim vëllazëror.