E dhimbshme: Vdes infermierja 26-vjeçare, la pas dy vajza

Një ngjarje e dhimbshme ka ndodhur dje, ku 26-vjeçarja nga Prishtina, Qendresa Llapashtica Ismajli, ka humbur jetën pas një beteje me sëmundjen e rëndë të leukemisë akute.

Lajmin për vdekjen e saj e kanë dhënë familjarët përmes njoftimit mortor, ku kanë bërë me dije se ceremonia e varrimit do të mbahet nesër [e enjte] në orën 13:00 në varrezat e kryeqytetit në Arbëri.

E ndjera ishte diagnostikuar me leukemi akute dhe për shërimin e saj nevojiteshin 130 mijë euro, shumë për të cilën familja kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve vullnetmirë. Ajo ishte dërguar në Turqi për trajtim mjekësor.

E ndjera ka lënë pas vetes bashkëshortin dhe dy vajzat, 2-vjeçare dhe 3 muajshe.