Aksidenti me 2 viktima në tunelin e Kalimashit, arrestohet shoferi i “Benzit”

Policia e Kukësit ka arrestuar drejtuesin e mjetit tip Benz për aksidentin tragjik të mbrëmjes së kaluar në Tuneli e Kalimashit, ku humbën jetën dy qytetarë nga Kosova dhe u plagosën 3 persona.

“Pas hetimeve të policisë dhe verifikimeve të kamerave të sigurisë brenda në tunel, efektivët arrestuan drejtuesin e mjetit tip Benz, A. B., 48 vjeç, banues në Tiranë.  Ky shtetas dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka përplasur automjetin tip “Ford” me drejtues shtetasin S. O. dhe autobotin tip “MAN” me drejtues shtetasin Sh. S.”, thotë policia.

Nga ky aksident humbën jetën drejtuesi i automjetit tip “Ford”, dhe pasagjeri në këtë automjet.