Deputetët e VV-së në sallë për seancën tjetër, pas mungesës në atë për policinë

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje janë kthyer në seancën e rregullt kuvendit që pritet të nisë pas pak minutash.

Në sallë janë edhe deputetët e opozitës, ku më herët dështuan që ta votojnë rezolutën në mbështetje të policisë, pasi nuk pati kuorum si shkak i bojkotimit të deputetëve të Vetëvendosjes.

Kujtojmë se VV-ja po e kundërshton votimin e rezolutës në mbështetje të Policisë së Kosovës, pasi fillimisht po kërkojnë që opozita t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare.