Pesëshja diplomatike u takua me Kurtin, kjo është kërkesa e vetme e Rohdes

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se takimi i sotëm ndërmjet kryeministrit Albin Kurti me pesëshen diplomatike nënvizon angazhimin e palodhshëm për zgjidhje të qëndrueshme.

Kështu ka shkruar ambasadori gjerman në llogarinë e tij në platformën X.

Mbledhja e sotme e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së Miroslav Lajçak dhe përfaqësuesve nga Gjermania, Franca, Shtetet e Bashkuara dhe Italia, së bashku me kryeministrin Albin Kurti, nënvizon angazhimin e palodhshëm për zgjidhje të qëndrueshme dhe në këtë mënyrë përshpejtimin e integrimit të plotë në familjen euroatlantike”, ka shkruar ai në Twitter.