Çfarë po ndodh me ujin në Liqenin e Badovcit, flasin nga IKSHPK-ja

Ditë më parë Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK)  ka dal me një njoftim, duke apeluar tek qytetarēt të cilët furnizohen nga Fabrika e ujit në liqenin e Badovcit, që të mos përdoret uji për pije dhe përgaditje të ushqimit, pasi që bazuar në rezultatet laboratorike,  kanë dal vlera të rritura të Manganit.

E qytetarët të cilët furizohen nga Liqeni i Badovcit, që nga dita e premte janë detyruar që ujin për pije e po ashtu dhe për përgatitjen e ushqimit ta blejnë.

Megjithëse IKSHP apeloi që të mos përdoret uji nga Badovci deri në njoftimin e radhës, qytetarët që nga dita e enjte nuk kanë marrë ndonjë njoftim tjetër, se mund ta përdorin ujin apo ende jo.

Nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHP), i kanë thënë “Indeksonline” se ekipet e IKSHP-së së bashku me KRU Prishtina, janë në terren dhe kanë ngritur shkallën e kontrollit të cilësisë së ujit për pije.

“Sa i perket çeshtjes së ujit ne Badovc, ekipet e IKSHPK-së bashku me KRU Prishtina,  janë në terren dhe kanë ngritur shkallen e gatishmerise dhe kontrollit të cilësise se ujit per pije, ne ato zona. Per çdo ndryshim eventual, do te njoftoheni me kohe”, thuhet në përgjigjen e IKSHP-së.