Policia kërkon ndihmë për identifikimin dhe kapjen e këtij personi

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të identifikuar dhe për të kapur një person të dyshuar.

Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari është shpallur në kërkim për veprën penale ‘Shpërdorim i pasurisë së huaj’ që ka ndodhur më 25 shtator në Prizren.

Kërkesë për bashkëpunim për vendndodhjen e personit të dyshuar
Prizren, 25 tetor 2023
Njësiti i hetimeve të përgjithshme që vepron në kuadër të Stacionit Policor në Prizren, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në arrestimin e personit të dyshuar.
I dyshuari NN , kërkohet për veprën penalë “Shpërdorim i pasurisë se huajë” që ka ndodhur me 25.09.2023, në Prizren.
Për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e vendndodhjes së personit të dyshuar kontaktoni policinë apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, dhe në numrin kontaktues: 192. Ose sektorin e hetimeve te stacionit policor në Prizren. Te dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë.