Halimi e LDK-së: Kurti po ligjeron për lidershipin, 24 minatorë janë në emergjencë

Zëdhënësja politike e LDK-së dhe anëtarja e kryesisë, Sibel Halimi ka reaguar pas situatës me minatorët e Trepçës.

Halimi përmes një shkrimi në Facebok, ka thënë se derisa kryeministri Albin Kurti po ligjëron për lidership, 24 minatorë janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Ata janë në grevë që 5 ditë, të braktisur e të përbuzur nga institucionet shtetërore, në kërkesat legjitime për dinjitetin e tyre!” – ka shkruar tutje ajo.

Postimi i plotë:

Derisa kryeministri ligjëron per lidershipin, 24 minatorë gjenden në emergjencë, në gjendje të rënduar shëndetësore. Ata janë në grevë që 5 ditë, të braktisur e të përbuzur nga institucionet shtetërore, në kërkesat legjitime për dinjitetin e tyre!