Kryetarja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari, thotë se s’ka informatë dhe se s’ka parë indikacion se deputetë të koalicionit qeveritar duan t’i bashkohen Grupit Parlamentar të LDK-së.
Kusari tha se në Grupin Parlamentar të LVV-së s’ka pasur “kurrfarë indicie” për largim.
“Jo, nuk e kam as informatë, as indikacion… Te Grupi ynë Parlamentar nuk ka pasur kurrfarë indicie të deputetëve që mund të largohen”, tha ajo.
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, tha të mërkurën në mbrëmje se 8 deputetë të mazhorancës kanë shprehur interes t’i bashkohen kësaj partie.
“Ka plot indikacione, ka lëvizje e interesime të deputetëve që të vijnë në Grupin Parlamentar të LDK-së. Janë të paktën tetë deputetë që kanë shpreh interes”, ka thënë Gashi në Debat Plus.
Ai tha se Qeveria mund të bjerë “në vjeshtën e vonshme dhe se ka pasur lëvizje brenda koalicionit qeverisës”, pasi tha se “ka pakënaqësi mes deputetëve”.
Vdes këmbësori që u godit mbrëmë nga një veturë në Fushë-Kosovë