Skandal në Serie A: Trajneri dhe drejtori sportiv i Torinos kacafyten mes vete (VIDEO)

Një ngjarje jo e zakonshme ka ndodhur tek klubi i Torinos.

Trajneri Ivan Juriq dhe drejtori sportiv Davide Vagnati, janë kacafytur mes vete në një kamp stërvitor në Austri, ku aktualisht klubi po i kryen përgatitjet për sezonin e ri.

Aksident mes gjashtë veturave në kufirin Hungari – Serbi, në mesin e tyre të përfshira edhe ato të mërgimtarëve tanë

Ngjarja ndodhi si pasojë e pakënaqësive të trajnerit për afatin kalimtar dhe vështirësitë e mëdha në menaxhimin e marrëdhënieve mes pjesës teknik dhe drejtuesve të klubit.

Incidenti ishte xhiruar me telefon dhe tani videoja është bërë virale në internet.

Për Torinon, luan edhe futbollisti i Kosovës Mërgim Vojvoda.