Lipjan: Babai ushtron dhunë fizike ndaj vajzës pasi u nda nga burri i saj, e quan të pandershme

Së fundmi në një familje në Lipjan,  një 22-vjeçare e ka denoncuar babanë e saj për dhunë fizike dhe psikike.

Sinjali mëson se gjithçka dyshohet të ketë ndodhur pasi viktima ishte divorcuar nga burri i saj dhe u kthye te familja e saj, ku po përballet me presion të vazhdueshëm.

Sipas informacioneve të para, i dyshuari ka ushtruar dhunë ndaj viktimës, me arsyetimin se rasti që ka ndodhur e ka prekur në nder, duke e bërë atë vajzë të pandershme.

Si rezultat i raportimit, babai i dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar lidhur me rastin.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që ndaj tij të iniciohet rasti për veprën penale ‘Dhunë në familje’.