E pengoi derisa po e lavëronte tokën, arrestohet i dyshuari

Një qytetar nga Prizreni deri sa po lëronte arën e tij i ka ndodhur diçka jo e zakonshme.

Atij derisa po punonte i ka shkuar një person tjetër dhe e kishte penguar.

Për këtë rast palët janë intervistuar dhe i dyshuari është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit.

“Serbicë e Ulët-Prizren, 28.10.2023- 10:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë duke punuar tokën ( lavëruar arën) e tij për të cilën posedon dokumente, i dyshuari mashkull kosovar ka shkuar dhe penguar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.