‘Spektakël të radhës’ e ka cilësuar Faton Klinaku, udhëheqësi i organizatës së veteranëve të luftës, operacionin e sotëm të Prokurorisë së Specializuar të Hagës.
Prokuroria e Specializuar në Hagë ka zhvilluar sot bastisje në vendbanimet e Blerim Shalës dhe Bashkim Smakës, dy ish-këshilltarëve të Hashim Thaçit, njërit prej katër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) që po gjykohet në Hagë.
Për Faton Klinakun, aksioni i prokurorisë nuk ka seriozitet.
“Batisjet e Speciales, spektakël i radhës. Kinse po bëjmë e po gjejmë diçka!”, ka thënë Klinaku në një shkrim në Facebook të hënën.
Ish-ambasadori amerikan: BE-ja duhet të ndalojë së përkëdheluri Vuçiqin