Murati: Nuk ka Asociacion të mirë për Kosovën

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, thotë se nuk ka Asociacion të mirë për Kosovën dhe se nuk ka marrëveshje të mirë për Serbinë ku forcohet subjektiviteti ndërkombëtar i Kosovës.

Me anë të një postimi në Facebook, Murati ka komentuar marrëveshjen e pranuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në takimin me liderët evropianë, të 26 tetorit.

Nuk ka asociacion të mirë për Kosovën. Nuk ka marrëveshje të mirë për Serbinë ku forcohet subjektiviteti ndërkombëtar i Kosovës. Këto dy shtylla të marrëveshjes së pranuar, të paramenduara si të hekurta nga evropianët kur i kanë vendosur në letër, shndërrohen në të qelqta sa herë vjen puna në zbatim. Në këto rrethana, me qëndrimet e palëve, me gjendjen në terren më të acaruar se kurdoherë, gati se është e paparamenduar zbatimi i zotimeve të palëve. Ndoshta ndonjëherë tjetër, në rrethana tjera dhe ndoshta edhe me një marrëveshje tjetër”, ka shkruar Murati.