Zubin Potok: Arrestohen dy serbë, detyruan të paguante haraç një serb tjetër

Një buznesmen nga Zubin Potoku për disa vjet me radhë ishte viktimë e një grupi kriminal atje.

Ai ishte detyruar që atyre t’u paguante haraç çdo muaj atyre.

Viktima ishte ankuar në polici, dhe kjo i ka aktivizuar organet e rendit.

Si rezultat i veprimit të policisë, janë arrestuar dy të dyshuar, derisa një tjetër është ende në arrati.

Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga policia në veri.

Rasti është iniciuar nga prokurori i shteti si “Detyrim”.