Kurti për takimin me Bakoyannis: Meritojmë të bëhemi shteti më i ri në organizatën më të vjetër të Evropës

Kryeministri i vendit Albin Kuti ka pritur në zyrën e tij, Raportuesën për anëtërësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, Dora Bakoyannis.

Kurti ka thënë se është kënaqësi ta mirëpres, Bakoyannis, duke shprehurr optimizmin se Kosovë duhet të jetë shteti më i ri anëtar në organizatën më të vjetër ndërkombëtare të Evropës.

E plotë:

Kënaqësi ta mirëpres Raportuesen për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, Dora Bakoyannis sot në kryeministri, tre muaj e gjysmë pas takimit tonë në Kretë të Greqisë dhe 14 vjet pas vizitës së saj të fundit në Kosovë.

Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është cak dhe proces historik për vendin tonë. Jemi të bindur që jemi në rrugën e duhur përveçse besojmë që e meritojmë të bëhemi shteti më i ri në organizatën më të vjetër ndërkombëtare të kontinentit.