Presidenti i Singaporit pret në takim presidenten Osmani, flasin për bashkëpunimin ekonomik

Presidentja e vendit Vjosa Osmani, është pritur sot në një takim të ngrohtë nga presidenti i Singaporit, Tharman Shanmugaratnam.

Takimi i tyre, u zhvillua në kuadër të vizitës së presidentes atje, në vazhdën e pjesëmarrjes së saj në disa prej forumeve dhe eventeve më të rëndësishme ekonomike,

”Falënderoj Presidentin e Singaporit, Tharman Shanmugaratnam për pritjen e ngrohtë!
Presidentin Shanmugaratnam e urova për marrjen e detyrës dhe njëkohësisht patëm diskutim përmbajtësor për thellimin e marrëdhënieve në mes të dy shteteve tona, sidomos në fushën e bashkëpunimit ekonomik”.