Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier ka marrë pjesë në 10 dhjetorin e themelimit të Shoqatës së Grave të Policisë së Kosovës.
Sipas “Kosova Press”, Hovenier ka deklaruar që duhet të ketë më shumë gra në polici.
Ai madje, ka thënë se po shikojnë nga Qeveria e Kosovësqë të vazhdojnë përpjekjet për ritjen e numrit të policieve gra.
“Duhet të jem i sinqertë, ne globalisht, nuk po ecim shumë mirë për momentin, rreth 15% e policëve në mbarë botën janë femra, rreth 27% e gjyqtarëve në mbarë botën janë femra. Më duhet të besoj se përbërja, përbërja etike e popullsisë globale nuk përputhet me ato shifra. Dhe situata në Kosovë pasqyron edhe statistikat, femrat aktualisht përbëjnë vetëm rreth 14% të forcës policore të Kosovës, por ndoshta nuk kam nevojë t’iu them këtë, mendoj se ju e dini mirë.
Pra, ne shikojmë nga Qeveria e Kosovës, ne shikojmë nga autoritetet e Kosovës, kam shikuar nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës dhe ekipi i tij, që të vazhdojnë përpjekjet e tyre për të rritur këto shifra sepse duke bërë kështu ju do të përmirësoni sigurinë dhe drejtësinë për të gjithë qytetarëve të Kosovës. Dhe dua të ritheksoj se Shtetet e Bashkuara janë shumë, shumë të gatshme për të ndihmuar.” – citohet se ka thënë ai.