Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur rreth situatës në veri të vendit, me ç’rast i ka bërë thirrje faktorëve ndërkombëtar të dënojnë sulmin e bandave kriminale në veri të Kosovës.
Kurti u zotua, se nuk do të lejojnë destablizimin e vendit.
” I bëjmë thirrje faktorëve ndërkombëtar të dënojnë dhunen dhe agresionin e bandave kriminale në veri të Kosovës të cilat janë të nxitura nga Beogradi.
Nuk do të lejojmë destabilizimin e rendit kushtetues demokratik të Kosovës”, deklaron Kurti.
BBC shkruan për situatën në veri, përmend gatishmërinë e KFOR-it për të ndërhyrë