Sipas një ankete të realizuar së fundit nga UNDP-ja ka dalë se një numër i qytetarëve të Kosovës, marrin kredi për gjëra ushqimore.
Gazetari i Lajmi.net, Zgjim Sefa, ka shkuar në Kuvendin e Kosovës për t’i pyetur deputetët e Kuvendit nëse kanë edhe ata kredi, dhe për çfarë arsye.
Deputeti i grupit parlamentar të VV-së, Haxhi Avdyli, është shprehur se ka një kredi për një pronë dhe se kamatat e kredive janë të larta.
“Po kam kredi, për një pronë, kamatat po janë të larta, mendoj që edhe Banka Qendrore edhe Ministria e Financave duhet të krijojnë politika më të favorshme, u shpreh ai.
Ndërsa deputetja tjetër e VV-së, Adriana Matoshi tha se tani nuk ka kredi por, kohë më parë ka pasur dhe ka qenë e vështirë të mbulohet vetëm me një punë.
Edhe deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, u shpreh se normat e interesit të kredive në Kosovë janë të larta.
“Po kam kredi për banes, janë shumë të larta normat e interesit për qytetarët”, u shpreh Lekaj.